Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KQZ nuk vendosi emrin e Metës si drejtues i koalicionit ‘BF’ në fletën e votimit, PD ankimim në KAS

00:00 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flete votimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka çuar në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që në fletën e votimit të mos vendosej emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Duke e konsideruar si një qokë të Celibashit, përfaqësuesi i Partise Demokratike, Idrit Sefa thotë ai po minon proçesin zgjedhor, pasi asnjëherë në histori nuk ka ekzistuar një parti politike në fletën e votimit pa emrin e atij që e drejton. Për pasojë, Sefa thotë se me këtë vendim të Celibashit është minuar procesi zgjedhor, për pasojë i janë drejtuar KAS.

“Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partinë Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit.

Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit” – tha Sefa.

ankimim KAS KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.