Koreja e Veriut bën të ditur se ka testuar një tjetër armë të re “me udhëheqje taktike” për një “betejë të fuqishme”, testi i parë i tillë pas bisedimeve mes Donald Trum dhe Kim Jong-Un që përfundoi pa marrëveshje.
Televizioni shtetëror dha disa detaje, por analistët thonë se kjo nuk mund të jetë një rikthim mbrapsht në testet e raketave me rreze të gjatë që janë parë si kërcënim për SHBA-në.
Lexo edhe: Trump dhe Kim u takuan në Vietnam
Një test i ngjashëm në nëntorin e vitit të kaluar u pa si një presion ndaj SHBA-ve. Nga samiti i fundit ka pasur shumë pak përparime në bisedimet bërthamore.
Në shkurt, Donald Trump dhe Kim Jong-un, u takuan në Hanoi, kryeqytetin e Vietnami, për të diskutuar për çarmatimin bërthamor, por disktuimet u ndërprenë dhe të dy liderët u larguan papritur. Javën e kaluar Kim tha se Trum duhej të kishte “qëndrimin e duhur” për të vijuar bisedimet.
