Mesha e përjavshme për 250 pjesëtarë, u mbajt në një pub irlandeze, pasi kisha ishte mbyllur për rinovime. Një prift në Luksemburg kështu e ka gjetur zgjidhjen.
Vincent dhe Adrienne Clarke, të cilët zotërojnë The Irish Pub në Luksemburg, thanë se fillimisht menduan se telefonata e At Michael Cusack ishte një shaka.
Sipas çiftit, At Michael kishte dëgjuar se pub-i ishte shumë i madh me shumë vende parkimi dhe duke parë që lokali zakonisht mbyllej të dielën. Ai u interesua nëse ata do ta kishin problem ta ndihmonin për të mbajtur meshën.
