Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili akuzohet se mbajti peng e dhunoi barbarisht të dashurën e tij 28-vjeçare, do të shkojë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Këtë vendim dha sot Gjykata e Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në rrugën Frosina Plaku në Tiranë.
4personat e tjerë që u arrestuan së bashku me Gushollin, morën masën e sigurisë “detyrim paraqitje:. Këta të fundit akuzohen se ndihmuan autorin të largohej nga vendi i ngjarjes dhe për moskallëzim krimi. 31-vjeçari ka thënë vetëm se gjithçka e ka kryer për shkak të xhelozisë.
Motra e autorit thotë se i ka qëndruar pranë në spital për tre ditë deri sa e ka larguar policia. Ajo ka pohuar edhe se do ta duan gjithmonë vajzën, sido që të shkojnë gjërat dhe se nëna e saj është shumë e shqetësuar.
“I kam qëndruar pranë. Tre ditë në spital, shkoja në rajon e shkoja në spital. Aq shumë e doja. Jam e shokuar nga të gjitha anët. Vetëm kaq do t’i thuash që të ka dashur gjithmonë dhe të do. Do të dojë gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Duhet të qëndroj pranë nënës sime se është shumë e shqetësuar”, deklaroi motra e autorit.
Evis Ahmeti: Ajo tha në lidhje me ju që nuk e njihni e keni gjetur në rrugë?
Motra e dhunuesit: Jo, jo nuk është e vërtetë fare, nuk e di; unë uroj shërim të shpejt, nuk dua të merrem fare me asnjë lloj media. Zoti e ndihmoftë, e dua shumë dhe do t’i thuash se… do të dojë gjithë jetën. I kam ndenjur 3 ditë në spital se aq shumë e doja.
Evis Ahmeti: I ke qëndruar tani 3 ditë në spital?
Motra e dhunuesit: I kam qëndruar që atë ditë po, shkoja në rajon shkoja te ajo i rrija aty pranë…
Evis Ahmeti: Domethënë ti nuk e ke braktisur asnjëherë?
Motra e dhunuesit: Asnjë moment, e ke me fakte ke policinë, asnjë moment. Mua më ka larguar policia që mos hajde më këtu, mos të shoh më këtu…
Evis Ahmeti: Ke marrë ndonjë takim me vëllain, që pse e bëri këtë gjë?
Motra e dhunuesit: Jo, jo, jam e shokuar nga të gjitha anët, vetëm kaq do ti thuash që I… të ka dashur gjithmonë e të do, kaq vetëm këtë transmetoja nga mua edhe familjes. I… ju respekton nga të gjitha anët, ju do shumë dhe ka për t’ju dashur gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Dua të mbaj nënën time se është shumë e shokuar…
