Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut/ Ministri i Drejtësisë i kërkon falje hoxhës nga Shqipëria!

15:39 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 kalaja 1681824769
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndalesa për hyrje në Maqedoninë e Veriut të hoxhës Ahmed Kalaja është absurde tha Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Sipas tij, në institucionet e shtetit e sidomos ato të sigurisë ende ka të instaluara segmente albanofobe dhe islamofobe. Ai, premtoi se do ta zgjdhin rastin e hoxhës dhe do ta largojnë nga lista e personave me rrezik.

“Është absurde që një njeri që bën thirrje në ditë me diell për paqe e mirësi edhe për dashuri të cilësohet si ekstrem ose diçka e tillë… Akoma edhe më keq si rrezik kombëtar. Nëse ai është rrezik për Maqedoninë, atëherë ne të dy jemi akoma edhe më shumë rrezik sepse edhe unë ashtu si edhe familja ime i dëgjojmë shpesh ligjëratat e hoxhës së nderuar Ahmed Kalaja, të Enis Ramës, Armend Sejdiut apo edhe Elvis Naçit, kështu që nëse ata janë të rrezikshëm atëherë ne jemi edhe më të rrezikshëm”, tha Krenar Lloga.

Pas kësaj deklarate të ministrit, përmes rrjeteve sociale ka reaguar edhe vetë Kalaja.

“Krenar me Krenarin. Faleminderit shumë për reagimin e mbushur me ndjeshmëri gjaku shqiptar; gjë që na bën të ndjehemi krenar i nderuari ministër z. Krenar Lloga. Me të vërtetë konstatimi juaj është tepër korrekt: Këtu vjen era albanofobi dhe islamofobi”, shkruan Hoxhë Ahmed Kalaja në Facebook.

Ndryshe, autoritetet e Maqedonisë së Veriut ia kishin ndaluar hyrjen në vend të Hoxhës Ahmed Kalaja me arsyetimin se “përbën kërcënim për rendin kushtetues, sigurinë kombëtare, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”.

Ahmed Kalaja Maqedoninë e Veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.