Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Fuqia 300 MW, në qershor shpallet ankandi më i madh fotovoltaik në Ballkan! Projekte konkurruese deri në 100 MW, shteti siguron blerjen e energjisë për 15 vjet

15:50 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OSHEE1 770x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy ankandeve të suksesshëm për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbështesë sërish projektet fotovoltaike duke shpallur ankandin e tretë më të madhin në rajon.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet të shpallë procesin e parë konkurrues në qershor të këtij viti, me një kapacitet deri në 300 MW. Ndryshe nga projektet e kaluara, tashmë subjektet ofertuese duhet të sigurojnë vetë zonën ku mund të zhvillojnë projektet fotovoltaike, ndaj është cilësuar si projekt hibrid.

Por çfarë do t’u sigurojë shteti?

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë të ditur se fituesve të ankandit do t’u sigurohet blerja e energjisë për 15 vjet dhe se Ministria do u japë në dispozicion hartën e tokës ku janë përcaktuar zonat e mbrojtura që nuk mund të zhvillohen projektet fotovoltaike.

Secili ofertues ka të drejtë të konkurrojë deri në 100 MW, në një projekt të vetëm, ose i shpërndarë dhe në disa projekte por duke mos kaluar kufirin e përcaktuar.

Ndërkaq, në qershor do të shpallen dhe dokumentet tekniko-financiare të ankandit ku çdo subjekt ofertues duhet t’i përmbush kriteret e përcaktuara për të qenë konkurrues. Ofertat me çmimin më të lirë do të shpallen fituese.

Gjithashtu është parashikuar se do të përcaktohet një çmim tavan i cili do të shpallet në qershor. Që t’u jepet më tepër kohë përgatitore konkurrentëve, ky ankand parashikohet të përfundojë në tetor të 2023.

Vlen të theksohet se për këtë projekt madhor, mbështetja është maksimale nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim), nga ku do të jenë të angazhuar konsulentë ndërkombëtarë për asistencë dhe transparencë në konkurrim.

Dy ankandet e mëparshme ndërkombëtare për parqe fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë janë zhvilluar përkatësisht në vitet 2020 dhe 2021. Voltalia, kompania franceze që fitoi këto ankande ka nisur nga ndërtimi i tyre dhe parku i Karavastasë pritet të fillojë nga prodhimi i energjisë në shtator të këtij viti, ndërsa Spitalla në fund të 2024. / SCAN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.