Ervin Salianji ka reaguar lidhur situatën e vrasjeve në vend, pas ngjarjes së ndodhur mesnatën e djeshme në Tiranë, ku një 20-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë pas një sherri.
Deputeti i Partisë Demokratike shkruan se rendi dhe siguria janë në degradim të përditshëm dhe sipas tij, tritoli dhe dhuna kanë shpërthyer në çdo qytet.
Reagimi i Salianjit:
Fatkeqësisht rendi dhe siguria publike janë në degradim të përditshëm! Vrasjet, tritoli, droga dhe dhuna kanë shpërthyer në qytetet, lagjet dhe fshatrat e Shqipërisë!
Bashkëpunimi i qeverisë me bandat pêr ti përdorur si patronazhistë për intimidimin dhe kërcënimin e votuesve dhe gjumi i qeverisë po shkakton fatkeqësi dhe i jep krah krimit!