Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zogaj në krah të Alibeajt: Berisha non grata nga SHBA. Euroatlantizmi për PD-në është të jesh apo të mos jesh

18:40 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prec zogaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I pranishëm në hapjen e fushatës së PD-së sot ishte edhe Preç Zogaj, i cili gjatë fjalës së tij në podium iu ka bërë thirrje qyetetarëve që të votojnë PD-në e Alibeajt dhe kandidatëve të tij.

Mes të tjerash, Zogaj ka deklaruar se kjo është partia e busullës dhe jo e vulës, për të cilën ka thënë se vetëm sa vjen e rritet në numra.

“PD ka përjetuar përplasje, bashkime e ndarje përsëri. Për herë të parë, që nga Shtatori i vitit 2021, PD fillon dhe vazhdon të përballet me një çështje të pangjashme të mëparshme që është përtej diversitetit që duhet të mbajë të bashkuar PD, është çështja e orientimit, ose thënë ndryshe se me kë është sot PD në botë, kush e do PD-në sot në botë? Është një parti që do t’i mbajë dyert e hapura për aleatët e vet, apo që do të jetë në marrëdhënie të prishura me MB, SHBA i cili është i sanksionuar non-grata, Berisha? Kjo është një çështje serioze, nuk është një çështje që kemi krijuar ne. Për këtë ka ndodhur ndarja dhe për këtë vazhdon e të tjerat janë tymnajë për të fshehur të vërtetën. Euroatlantizmi për PD-në është të jesh apo të mos jesh. PD është vetëm euroatlantike, nëse nuk është europiane, ajo nuk është më PD. Marëdhëniet me BE-në apo me SHBA-në janë më të rëndësishme se pushteti që shkon dhe vjen. Të tjerët mund të spërdridhen, ne jo.

Shumë prej miqve tanë që nuk janë këtu, të hutuar, të turbulluar do ta kuptojnë se kjo është rruga e drejtë, e vetmja e duhur dhe e vetmja e hapur.  Kam dëgjuar Bejkon të thotë se do të jeni të mirëpritur të na gjeni në këtë rrugë dhe të bëhemi sërish bashkë, unë jam shumë dakord me këtë. Kjo kohë erdhi me dëm, por erdhi dhe me një sprovë. PD-ja ngjan në këto momente grupimeve krijuese që nuk është e thënë të jenë shumicë menjëherë, por të jenë krenarisht pakica krijuese që mban pishtarin e ideve të mira që cakton drejtimin dhe shpëton të ardhmen. Kjo është partia e busullës, jo thjesht e vulës apo e logos. Kjo parti nuk pakësohet më, por vetëm rritet. Nga kjo tribunë dëshiroj të ju drejtoj një thirrje njerëzve të lirë që t’i japin një dorë shpëtimit të PD-së e të votojnë numrin 9, kandidatët e PD-së“, tha Zogaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.