Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Berisha e ka kthyer PD në parti numrash”, Frrok Çupi: Opozita e ka të pamundur të fitojë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës

19:09 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frrok cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“PD është kthyer në një parti numrash”. Kështu u shpreh analisti Frrok Çupi në Abc, duke iu referuar hapjes së fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” pak ditë më parë në stadium. Sipas tij, opozita është në garë me njëri-tjetrin dhe jo me pushtetin.

“Mungon konkurrenca me pushtetin. Ata paraqesin luftë me njëri-tjetrin. Ka një garë se kush i merr kujt. Kjo është lojë me njerëzit. Marrim stadiumin që mbeti me pak njerëz. Është një filozofi e majtë dhe mjafton që për Berishën të marrë numra. PD është kthyer në parti numrash, në parti të majtë sovjetike.”, tha ai.

Për analistin, fitorja e dy kaheve të PD në Elbasan, Tiranë dhe Durrës do të jetë e vështirë ndërsa ndryshimin që mund të pësojë Shkodra e cilësoi si një fitore të Shqipërisë.

“Për mendimin tim do të ketë një sforco të PD në të dy krahët e saj, për të arritur diçka sepse është e njohur se në këto tre qarqe të mëdha. Nëse edhe kësaj here PD falimenton, dmth se duhet një alternativë tjetër për të mund konkurruar më tej. Durrësi është i pamundur për t’u fituar nga të dy PD, edhe Elbasani.

Shkodra është një lloj Makbethi në skenën politike të Shqipërisë. Ka fituar gjithmonë PD. Mendohet se atje njerëzit më të ndriçuar të qytetit po i kërkojnë qytetarëve që të vënë gishtin kokës. Fitorja në Shkodër është fitorja e Shqipërisë“, shtoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.