Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ministri Çuçi: Shqipëria kontribuon në sigurinë e Europës, pjesë në operacione të përbashkëta policore

11:08 / April 19, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 19 at 10.53.00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Policive të Kryeqyteteve Europiane, e cila kësaj radhe u zhvillua në Tiranë, tha se Shqipëria është sot një vend që kontribuon në sigurinë e Europës edhe merr pjesë aktive në operacione të përbashkëta policore dhe në adresimin e sfidave të tjera që lidhen me sundimin e ligjit, rendit e sigurisë publike.

“Vendi ynë qe i pari në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi marrëveshjen me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), e cila vijon e ka rezultuar shumë e suksesshme në menaxhimin e kufirit dhe flukseve migratore që i drejtohen kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian. Dihet gjithashtu gjerësisht fakti se ne e kemi kaluar tashmë prej kohësh fazën kur vetëm shkëmbenim informacione me partnerët tanë për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale.

Sot jemi pjesëmarrës aktivë dhe me rol drejtues në Skuadra të Përbashkëta Hetimore dhe në operacione ndërkombëtare për goditjen e grupeve kriminale. Dhe kjo nuk është kurrsesi një fazë e rastësishme, por dëshmi domethënëse e besimit që është krijuar nga partnerët evropianë te Shqipëria, gjë e cila na vesh edhe më shumë me përgjegjësi”, deklaroi ministri Çuçi.

Bledi Çuçi ministri i Brendshëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.