Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vrasësi serial Joe Metheny, mishin e viktimave bënte hamburger dhe ua shërbente klientëve

11:15 / April 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 89
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skenar filmash është historia e Joe Metheny, i cili pasi kaloi një fëmijëri të keqe dhe ishte i varur prej vitesh nga droga, humbi çdo ekuilibër kur u nda nga e dashura e tij dhe filloi të kryente vrasje njëra pas tjetrës. Madje, ai arriti deri në atë pikë sa të përziente mishin e viktimave të tij me mish derri dhe i shiste si hamburger. Ashtu si Joe, e dashura e tij kishte probleme me drogën. Joe besonte se e dashura e tij e kishte lënë për të jetuar me një burrë tjetër. I tërbuar, Xhoi kërkoi të dashurën e tij për ditë të tëra dhe shkoi në çdo urë të mundshme ku ajo me djalin mund të kishin shkuar.

Nën urë ai nuk e gjeti gruan e tij, por vetëm dy burra të pastrehë, të cilët besonte se e njihnin. Kur ata nuk i dhanë asnjë informacion mbi njerëzit e tij të dashur, Joe i vrau të dy me sëpatën që mbante me vete. Në atë kohë ishte një peshkatar që ishte dëshmitar i të gjitha ngjarjeve. Joe e vuri re njeriun dhe e vrau gjithashtu edhe atë. Joe e kapi paniku dhe i hodhi të tre trupat në lumë.

Policia arrestoi Metheny për vrasjen e dy personave nën urë dhe ai kaloi një vit e gjysmë në burgun e qarkut në pritje të gjyqit. Megjithatë, ai u lirua nga të gjitha akuzat pasi i hodhi trupat në lumin aty pranë dhe hetuesit nuk ishin në gjendje t’i gjenin. Kur doli nga qelia, Joe arriti të gjejë familjen e tij të zhdukur. E dashura e tij kishte lëvizur nëpër qytet me të dashurin e saj të ri, ndërkohë djali i tyre 6-vjeçar u dërgua në mbrojtje shtetërore për abuzim me fëmijët.

Menjëherë pas lirimit të tij, Metheny vrau dy punonjëse seksi, të cilat nuk i treguan atij për të dashurën e humbur. Metheny i solli kufomat në shtëpi në vend që t’i hidhte në lumë. Aty i copëtoi dhe i varrosi ato që nuk mund të futeshin në frigoriferin e tij në një park kamionësh në pronësi të kompanisë së paletave për të cilën punonte.

Gjatë fundjavave në vijim, ai përziente mishin e punëtoreve të seksit që kishte vrarë me viçin dhe derrin për t’i bërë qofte. Ai filloi t’i shiste këto qofte në një tezgë të vogël barbeque që hapi buzë rrugës. Gjatë kësaj kohe, asnjë nga klientët nuk ishte në dijeni se po hanin një hamburger me mish njeriu. Sa herë që kishte nevojë për “mish të veçantë” ai vriste prostitutat ose një endacak. Joe Metheny u kap më në fund në vitin 1996 kur një viktimë e mundshme e quajtur Rita Kemper arriti të shpëtojë nga kthetrat e tij dhe vrapoi drejt e në polici.

Sipas rrëfimit të tij, ai kishte vrarë 10 persona. Një juri e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me vdekje. Megjithatë, një gjykatës e rrëzoi atë vendim në vitin 2000 dhe e ndryshoi atë në dy burgime të përjetshme. Joe nuk u pendua kurrë për atë që kishte bërë. Ai tha se nëse Zoti do ta dërgonte në ferr për çdo gjë që bënte, ai do të shkonte me kënaqësi. Ai madje është penduar që nuk ka vrarë të dashurën dhe të dashurin e saj. Joe u gjet i vdekur në qelinë e tij nga rojet në vitin 2017 në moshën 62-vjeçare. /A2cnn/

Joe Metheny
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026

Qeveria franceze miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet gjatë tubimeve

20:49 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.