Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha vlerëson kandidatin e tij për Maliqin: Alfred Gega, një nga humanistët më të shquar shqiptarë

18:16 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha, ka prezantuar këtë të mërkurë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Maliqit, Alfred Gega.

Ish-kryeministri tha se Gega ka trajtuar me mijëra të sëmurë dhe u është përgjigjur ditën dhe natën kërkesave e telefonatave të qytetarëve.

“Të dashur miq është për mua një nder i madh, një kënaqësi e veçantë të paraqes sot kandidatë për kryetar bashkie njërin nga bijtë më të shquar të Maliqit, njërin nga bijtë më të respektuar të kësaj treve, por ju them këtu njërin nga humanistët më të shquar shqiptarë sot, pasi Alfred Gega mishëron në mënyrën më të shkëlqyer të gjithë aftësitë profesionale të mjekut me njerëzinë e madhe të një humanisti të shkëlqyer.

Alfred Gega vjen sot para jush, pasi gjatë karrierës së tij mjekësore ka trajtuar me mijëra e mijëra të sëmurë, por edhe pas gjatë karrierës së tij mjekësore u është përgjigjur ditën dhe natën, në çdo kohë kërkesave, telefonatave tuaja dhe të qytetarëve të Korçës për t’i ndihmuar ata vetë, apo me kolegët e tij, çka e vendos atë në një nivel shumë të lartë të humanizmit mjekësor.

I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në  mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet”, tha Berisha.

koalicion maliq Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.