Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Rama do të bëjë zgjedhje të parakohshme parlamentare në shtator, nëse humbet lokalet

18:40 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po mendon që në Shtator vendi të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, nëse ai humbet në lokalet e 14 Majit.

Berisha deklaratën e bëri nga Maliqi këtë të mërkurë, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, Alfred Gega.

“Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më ishte kopjuar një mendim në kokë, po unë po ja u them tani. U kish çu haber organizatave të tij që: po s’fituam (se e ndjen që s’fitojnë), do ketë zgjedhje në shtator dhe ikim nga pushteti”, deklaroi Berisha.

Dhe sipas Berishës, Rama do të humbë zgjedhjet më 14 Maj.

“Do ikni Edi Rama! Parandjenjën e ke reale. Ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave: Do ikësh, do ikësh, do ikësh”, theksoi ish-lideri demokrat

Më tej, Berisha tha se 14 maji do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që e përdorën atë për pasurimin e vet.

“I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj. E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklaronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe India. Dhe këta, iu garantoj për trafik të qenieve njerëzore, dhe jo për të punuar këtu”, tha Berisha.

Berisha Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot 

12:21 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.