Meta pritet të shkurtojë mijëra vende pune, kompania po zbaton planin për të shkurtuar 10 mijë vende pune. Meta u tha punëtorëve të Amerikës së Veriut që të punojnë nga shtëpia të mërkurën, ndërsa zyrtarët përgatiten për një raund të dytë pushimesh nga puna, deri në 4,000.
Administrata u tha drejtuesve se njoftimet, pjesë e planit të shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg për efikasitet më të madh dhe do të bëhen të ditura sa më shpejt të mërkurën, raportoi Bloomberg News.
Shkurtimet kanë të bëjnë me të gjitha mediat sociale të platformës, si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe gjithashtu divizionin e realitetit virtual Reality Labs. Një punonjës e krahasoi situatën me serialin e njohur të filmave “Hunger games”. “Këtu do të ketë Hunger games”, shkroi ai në aplikacionin e mediave sociale Blind.
