Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rivaliteti Zelensky – Putin, shumë pranë për qëllime të ndryshme

22:17 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky putin 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky , vizituan trupat e tyre ushtarake në frontet e luftës, në një distancë të vogël nga njëri-tjetri. Putin udhëtoi në rajonin jugor të Khersonit dhe provincën lindore të Luhansk të hënën. Ndërsa Zelensky mbërriti të martën në Avdiivka një nga pikat më të nxehta të sulmeve.

Qëllimet e tyre personale kanë shtyrë palët të vijojnë takimet në terren, aty ku do të jenë drejtpërdrejte me personat që janë në frontin e luftës. Ky është udhëtimi i parë që Putin ka bërë në këto dy fronte, të aneksuara nga Rusia, që pas nisjes së luftës.

Presidenti rus u theksoi komandantëve ushtarakë të njësive Dnieper dhe Vostok rëndësinë e mendimit të tyre dhe shkëmbimin e informacionit, duke diskutuar për mënyrën se si të marrin nën kontroll  më shumë vende.

Nga ana tjetër për udhëheqësin ukrainas nuk është hera e parë vizita në zonat më të prekura nga lufta. Ai takoi disa nga ushtarët ku i nderoi me çmime, ndërsa thirrja e vetme që bëri ishte për forcimin e ushtrisë së Ukrainës, me qëllim përballimin e luftës.

Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin nuk kanë qenë ndonjëherë kaq pranë që nga nisja e konfliktit, por axhendat e tyre janë totalisht të ndryshme. Presidenti ukrainas po përgatit kundër sulmimin e tij pranveror, të njoftuar shumë më herët për të nxitur dërgesat e armëve perëndimore.

Sa i përket liderit rus, mesazhi i tij është shumë më kompleks, teksa ka shprehur se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga rajonet që ka marrë nën kontroll. Të dyja palët nuk kanë ndërmend të marrin hapin për vendosjen e paqes, ndërsa gjatë vizitave përcollën mesazhe se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

putin rivaliteti zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.