Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

RAPORTI/ Frika e blerjes së votave, ODHIR-it iu kërkua më shumë vëzhgues për 30 qershorin

11:24 / April 18, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
raporti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e misionit të vlerësimit për zgjedhjet e 30 qershorit. Përsa i përket situatës politike, në këtë raport theksohet se “klima politike karakterizohet nga një mosbesim i gjatë midis partive kryesore që kulmuan në braktisjen e mandateve në shkurt nga deputetët e PD-së dhe LSI-së, pasi parlamenti votoi nismën e tyre për verifikimin e politikanëve”.

Referuar zgjedhjeve të 2017-tës, për të cilat opozita akuzon kryeministrin Edi Rama për blerje votash, ODIHR thotë se misioni vëzhgues arriti në përfundimin se zgjedhjet “u zhvilluan pas marrëveshjes politike mes dy liderëve politikë të PS dhe PD, që siguroi pjesëmarrjen e opozitës. Garuesit elektoralë ishin në gjendje të bënin fushatën lirisht dhe liritë themelore u respektuan. Implementimi i marrëveshjes politike krijoi sfida për administratën elektorale dhe rezultoi në një zbatim selektiv dhe jo konsistent të ligjit. Politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve që u zgjodhën si dhe akuzat e gjëra për blerjen e votave dhe presion mbi votuesit hoqën besimin e publikut në procesin zgjedhor. Në ditën e rregullt të zgjedhjeve, procedura të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht në një numër të konsiderueshëm të qëndrave të votimit të vëzhguara. Ka pasur vonesë në numërim në shumë zona”.

Ndërkaq, për zgjedhjet e 30 qershorit raporti thotë se zyrtarët qeveritarë njoftuan Misionin e Vlerësimit të ODIHR për angazhimin e tyre për “mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” dhe i bën thirrje opozitës që të angazhohet plotësisht në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë raport vlerësues thuhet se nuk u ngrit asnjë çështje e rëndësishme në lidhje me aftësinë e partive për të bërë fushatë të lirë. “Në të njëjtën kohë, shumë aktorë zgjedhore që takoi Misioni i Vlerësimit i ODIHR shprehën mungesën e besimit të përgjithshëm në procesin zgjedhor. Kjo i atribuohet kryesisht mungesës së përpjekjeve të fuqishme nga dy partitë e mëdha dhe qeverisë për të luftuar keqpërdorimin e zgjedhjeve, si presioni ndaj votuesve, në veçanti për nëpunësit civil, dhe në promovimin e fshehtësisë së votës. Shumë nga bashkëbiseduesit e Misionit të Vlerësimit të ODIHR dënuan mungesën e masave të ashpra kundër blerjes së votave. Misioni Vlerësues i ODIHR u informua gjithashtu se disa raste të nisura nga Prokuroria në lidhje me blerjen e votave në vitin 2017 ishin ende nën hetim, duke kontribuar në një perceptim për mosndëshkimin e krimeve elektorale. Shumë bashkëbisedues shprehën keqardhje për mungesën e transparencës në aktivitetet e organeve të zbatimit të ligjit në lidhje me këto hetime”.

odihr

Si përfundime dhe rekomandime, ODIHR thotë:
Shumica e bashkëbiseduesve të Misionit të Vlerësimit të ODIHR theksuan një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis partive politike dhe politizimit të institucioneve, që mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve.

Duke marrë në konsideratë këto aspekte dhe mungesën e ndjekjes së shumë rekomandimeve të mëparshme të ODIHR-it, të gjithë bashkëbiseduesit konsideruan se është thelbësor një pjesëmarrje në shkallë të gjerë e vëzhguesve të ODIHR.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore informuan se të gjitha masat do të merren për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe për të pranuar vlerën e shtuar të rekomandimeve pas vëzhgimit të zgjedhjeve. Bashkëbisedues të tjerë kërkuan vëzhgues mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit, dhe vendosën theksin e veçantë në administratën e zgjedhjeve, fushatën dhe mbulimin mediatik, zgjidhja e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve. Bazuar në këto konsiderime, ODIHR rekomandon vendosjen e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në varësi të disponueshmërisë së burimeve. Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse në OSBE nga 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshi votimin, numërimin e votave dhe tabelën e rezultateve.

30 qershorit\ raporti vëzhgues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.