Policia ka arrestuar një 45 vjeçar nga Kosova. Ai u kap në pikën kufitare të Morinës me armë zjarri në tentativë për të kaluar kufirin. Në pranga ka rënë Florin Dumani, të cilit pas kontrollit të bërë i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ka vijuar hetimet për veprimet e mëtejshme.
Postime te ngjashme
Add A Comment
