Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja e PD-së, Tabaku: Faturën e rritjes së pagave e paguajnë po shqiptarët

13:01 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
342213933 116293181439508 7634377767967925404 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik. Tabaku ngre shqetësimin se kush do ta paguajë faturën, duke iu përgjigjur se barra do të bjerë mbi shqiptarët. Po ashtu, Tabaku u shpreh përmes një postimi në facebook, se Shqipëria renditet e fundit në rajon për pagën minimale e mesatare, për të ardhurat për frymë e për shumë tregues të tjerë.

“Ditën e sotme qeveria lajmëroi se do të rrisë pagat për sektorin publik. Një nismë shumë e vonuar duke pasur parasysh se konkurrenca e sektorit publik ka qenë e ulët në lidhje me pagat madje nën këtë qeveri për herë të parë në vite kemi pasur dhe rënie të pagës reale. Dëshmi se si të gjitha reformat e ndërmarra nga 2013 e këndej kanë rezultuar në flluskë sapuni, pasi sot në kohë të vështira duhet të tregonim rezistencë ndërsa tregojmë dobësim dhe dështim.

Pra, rritja e pagave mund të ishte (edhe duhet të ishte) kryer kohë më parë por reformat e kësaj qeverie nuk kanë pasur synim forcimin e administratës por tkurrjen e saj dhe dobësimin e saj. Sot, gjithsesi ministrja e Financave deklaroi se rritja e pagave do të vijë nga rritja e të ardhurave. Cilit zë të të ardhurave? Struktura e të ardhurave në vendin tonë e ka barrën më të madhe fiskale tek grumbullimi i TVSH-së, që ka filluar të bjerë si pasojë e uljes së konsumit. Ky i fundit, përmes reaksionit zinxhir, ka nisur të bjerë si pasojë e rritjes së çmimeve të inflacionit socialist”, tha Tabaku.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.