Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alibeaj në Kavajë: Berisha kishte më të lehtë një martesë me Metën! Prej 1 viti e gjysmë jemi nën agresion

13:21 / April 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1681987712 Screenshot4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i komanduar i PD-së, Enklejd Alibeaj zhvilloi këtë të enjte një takim me strukturat në Kavajë. Alibeaj ka folur edhe për Sali Berishën, duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hodhi akuza ndaj Berishës, duke thënë se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.

“Prej një viti e gjysmë pa shkak, jo për fajin tonë, jo për një interes publik Partia Demokratike, ju të gjithë jeni ndodhur në një agresion. Në agresion jemi ndodhur, sulm, linçim, verbal dhe fuizik, financiar dhe juridik. Dhe e gjitha kjo është bërë për një arsye, për një hall personal të një individi. Të një individi, i cili kurrsesi edhe në aspektin njerëzor nuk do të duhej ta kishte kaluar hallin e vet personal tek kontribuesit, tek Partia Demokratike”, tha Alibeaj.

Alibeaj u ndal edhe tek koalicioni me Ilir Metën, për të cilin thotë se Berisha e kishte më të lehtë të bënte një martesë me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës, se sa të bashkëpunonte për demokratët. Alibeaj tha se Ilir Meta është ai që ka lënë në baltë demokratët dhe bëri koalicion me Edi Ramën.

“E pati më të lehtë që të shkojë e të bëjë një martesë me Ilier Metën, e t’I shërbejë një të majte, e t’i shërbejë një socialisti si Ilir Meta dhe të kundërvihet ndaj të gjithë demokratëve. Ata të cilët e kanë dashur, adhuruar, kontribuar, e kanë dashur, ka përfituar maksimalisht. Kjo është një ndarje dhe një vijë e kuqe finale me të. Me të dhe me mënyrën se si ka konsideruar Partinë Demokratike, pronë private, promë e tijë. Një parti e cila pretendohet që të lindi me të dhe do të duhet të shkojë në varrë bashkë me të, është e papranueshme. Partinë Demokratike nuk ështe e një njeriu, nuk ka lindur për shkak të një njeriu.

Ka lindur këtu, këtu në Kavajë ka lindur, kohë më parë se Sali Berisha të merte flamurin e Partinë Demokratike. Epo historia nuk duhet të gënjejë, se ka qenë lëngata, zemërimi, sakrifica e kavajasve fillimisht, por edhe të shkodranëve ata të cilët i dhanë zjarr një dëshire, një nevoje të madhe të popullit më të shtypur në 50 vite komunizëm, për të krijuar Partinë Demokratike. E përsa kohë ka lindur e të gjithëve, e të gjithëve është.

Është e papranueshme për Partinë Demokratike që të arrijë sot nga një pjesë që të merret për hallet personale, e të meret të shkojë tek një parti e majtë. Ku tek Ilir Meta! Ilir Meta nuk ishte ky që në 2013-ën qeveriste me Partinë Demokratike. Ishte ai I cili I la demokratët në baltë dhe shkoi bëri martesën e radhës me Edi Ramën. Ajo që vuajm ne sot, prej 10 vitesh pothuajse, nuk është gjë tjetër veçse është një regjim I cili vjen sipas edukatës politike t ëish-bllokut”, tha Alibeaj.

Enklejd Alibeaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.