Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku këtë të enjte zhvilloi një takim me pensionistët në Dibër. Balluku u komunikoi se 650 mijë pensionistë do të marrin këtë shtator bonusin tjetër prej 5 mijë lekësh të reja. Ajo theksoi edhe se të ardhurat prej taksës së jashtëzakonshme të energjisë do të shkojnë në vendin e duhur, duke shtuar se qeveria e ka fokusin te ky grup në nevojë.
“Gjatë vitit të kaluar ne kemi indeksuar pensionet me 9.5% pavarësisht se inflacioni u konsiderua me 7%, qeveria e mori vendimin. Në fund të Shtatorit 2023 do ketë një indeksim të ri, në bazë të inflacionit.
Të ardhurat e shtuara nga prodhimi i energjsië për disa subjekte private u vendos që t’u jepeshin pensionistëve, patëm dhe vizitën e Ursula Von der Leyne që tha se duhet të vjelin taksën e jashtëzakonshme dhe tua shpërndajnë grupeve në nevojë.
Janë 650 mijë pensionistë në vend që përfitojnë këtë bonus dhe 4.1 miliardë lekë që janë mbledhur gjatë Marsit nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë është vendosur nga qeveria që të shpërndahet bonusi prej 5 mijë lekësh”,-tha Balluku.
