Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Britania “injoron” Gjykatën Europiane: Për dëbimin e emigrantëve vendosim ne

14:56 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kujhkuhjhu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe është e gatshme të injorojë gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të arritur qëllimin e saj: miratimin e projektligjit e ri që synon ndalimin e emigrantëve të paligjshëm me gomone.

Referuar mediave vendase, që citojnë burime të qeverisë, ministrisë së brendshme do t’i jepen kompetenca për të injoruar përpjekjet e gjyqtarëve evropianë për të ndaluar dëbimet e emigrantëve nga Britania e Madhe.

Si pjesë e amendamentit, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman pritet të fitojë fuqinë, në rrethana të caktuara, për të injoruar urdhrat e përkohshme nga gjykata, të njohura si urdhrat e Rregullit 39, që ndalojnë fluturimet e dëbimit.

Një vit më parë gjykata me bazë në Strasburg, bllokoi largimin e emigrantëve në Ruandë, vendim ky që u kundërshtua nga konservatorët e djathtë.

Po në të njëjtin amendament thuhet se gjykatat britanike do të kenë fuqinë për të ndaluar dëbimet vetëm nëse mund të shkaktojnë “dëm serioz ose të pakthyeshëm”.

Legjislacioni i migracionit, i cili u përcaktua nga Braverman muajin e kaluar, parandalon çdo person që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të bëjë një kërkesë për azil. Sipas projektligjit të ri, njerëzit e larguar nga Britania e Madhe nuk do të lejohen të kthehen në Britani, qoftë edhe në mënyrë të ligjshme, as të kërkojnë nënshtetësi.

Po ashtu personat që kapën ilegalisht në territor do të dëbohen në Ruandë ose në një vend të tretë “të sigurt” – kjo do të ketë përparësi ligjore mbi të drejtën e dikujt për të kërkuar azil.Në një letër drejtuar deputetëve pas publikimit të projektligjit, Braverman pranoi se më shumë mundësi projektligji të jetë i papajtueshëm me ligjin ndërkombëtar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia me shi e breshër godet Elbasanin, rrugët përmbyten dhe era e fortë sjell probleme në qytet

14:05 / July 24, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

Rama: Ligji për zonat e mbrojtura do të harmonizohet 100% me direktivat e BE-së

13:02 / July 24, 2026

Mbledhja e grupit të PS/ Peleshi prezanton bilancin e dy sesioneve të para: 131 ligje të miratuara, integrimi në BE në qendër të punës

12:01 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.