Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Janar-Mars, Bankat lehtësojnë kushtet e kredive për shtëpi 

15:21 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi per shtepi 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjatë tremujorit të tretë Bankat kanë lehtësuar ndjeshëm kushtet shtrënguese për miratimin e kredive për individët, veçanërisht ato për blerje banesash. Sondazhi i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues në vend zbardh se shkak i këtij lehtësimi ka qenë konkurrenca e fortë mes bankave veçanërisht për produktet e huave hiptekore.

Ndërkaq, lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore. Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët, sipas sondazhit, ishin trysnia e shtuar e konkurrencës në sistem bankar, toleranca më e lartë e bankave kundrejt rrezikut, si edhe rreziku më i ulët i perceptuar për kolateralin e kërkuar.  Sa për pritjet në të ardhmen, bankat janë përgjigjur në sondazh se presin lehtësim të mëtejshëm të kushteve të kredive hipotekore për individët, ndërkohë që ato priten të mbeten të pandryshuara për huanë konsumatore.

Ndërkohë që sondazhi zbardh se kushtet e kreditimit janë lehtësuar vetëm për individët, pasi e kundërta ka ndodhur për bizneset. Standardet e kreditimit për bizneset vijuan shtrëngimin në tremujorin e parë të vitit 2023. Shtrëngimi i standardeve u vërejt si në kreditë akorduar biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në ato për biznesin e madh, si në kreditë për financimin e investimeve, ashtu edhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset lidheshin kryesisht me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave. Më konkretisht, rreziku i perceptuar mbi aftësinë paguese të kredi marrësit, mbi situatën aktuale ekonomike në vend dhe perspektivën për të, si edhe rreziku mbi kolateralin e kërkuar, sollën shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset. Bankat, po ashtu, treguan një tolerancë më të ulët kundrejt rrezikut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.