Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTOT / Rikthehet në publik Gramoz Ruçi, shfaqet krah Gjiknurit, Ulqinit, Spiropalit dhe Gjylametit

20:34 / April 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
342059978 1275621413337327 4413854998042238439 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gramoz Ruçi, një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, kolonë dhe institucion për strukturat drejtuese socialiste u shfaq ditën e djeshme sërish mes njerëzve të politikës.

Bashkë me shumë ish kolegë të tij politikanë, ai mori dje pjesë në Iftarine shtruar nga Kryeministri Rama në Pallatin e Kongreseve.

Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto të sigurruara nga tirananews, Ruçi ishte në një tavolinë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri, deputeten Blerina Gjylameti dhe socialistin e vjetër Musa Ulqini.

Largimi nga politika

Ruçi do të dorëhiqej nga politika menjëherë pas fitores së zgjedhjeve nga PS dy vite më parë, në një ditë që përkonte dhe me 30-vjetorin e kësaj force politike.  “Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratone ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot që kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.

Kush është Gramoz Ruçi

Gramoz Ruçi ka lindur në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin mësuesit në Progonat. Ruçi e ka nisur veprimtarinë politike që në vitin 1978 si pjesë e Partisë së Punës. Në vitin 1988, Gramoz Ruçi u emërua Sekretar i Parë i Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës. Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 Gramoz Ruçi ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme. Kjo ishte edhe detyra e tij e fundit në postet ekzekutive.

Në qershor të vitit 1991, Gramoz Ruçi ishte një ndër themeluesit kryesorë të Partisë Socialiste. Nga themelimi i PS-së deri në vitin 1999 Ruçi ishte Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste. Gjithashtu, nga viti 1992 deri në vitin 1999 Ruçi ishte kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Gjithashtu, Ruçi, gjatë periudhës qershor 1991 deri në qershor 1999, ishte edhe Sekretar i Përgjithshëm i PS‐së.

Momentet e vështira për Gramoz Ruçit ishin në vitin 1996, ku u përndjekur nga Sali Berisha dhe pushteti i tij me natyrë kriminale, iu desh të ikte si refugjat ekonomik në Greqi, deri në vitin 1997, kur Berisha ishte përmbysur nga pushteti dhe bashkëpunëtorët e tij ishin arratisur. Ruçi ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të parë të PS, Fatos Nano dhe më pas një nga mbështetësit kryesorë dhe këshillues i Edi Ramës, që nga viti 2005 deri më sot, siç edhe deklaroi edhe Rama në fjalimin e tij në Kongresin e PS-së.

Nga viti 2010 deri në vitin 2017, Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së. Nga viti 2010 deri në vitin 2017, Ruçi ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së si dhe ishte pjesë e forumeve më të larta të PS. Në shtator të vitit 2017, Gramoz Ruçi dha dorëheqjen nga të gjitha funksione drejtuese në Partinë Socialiste, duke u pasuar nga Taulant Balla. Pas dorëheqjes nga funksionet partiake, në vjeshtën e vitit 2017, Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

341866080 259966626376135 2529150145518001255 n 1
341867693 1435185590350097 5483202655652814112 n 1
342059978 1275621413337327 4413854998042238439 n 1
342528546 535745812095132 2702159883927385565 n 1 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.