Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Modelja dënon rregullin që kërkon ‘test psikologjik’ për të kryer operacione plastike

21:28 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jessica 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-aktorja australiane e kthyer në modele rrjeti Jessika Power nuk humbet rastin në komentet e sja për të kritikuar rregullat e reja të kryerjes së kirurgjisë plastike në Australi, që e kanë bërë pak më të vështirë arritjen te operacioni.

Prej vitit që shkoi njerëzit që duan të operohen te kirurgu plastik duhet të marrin një vlerësim nga doktori i tyre. Mes disa kërkesave te shtuara pacientet gjithashtu duhet të kenë kohë të mjaftueshme prej dhënies së pranimit deri në kryerjen e procedurës. Por në disa raste ata duhet të marrin dhe miratim të posaçëm psikologjik para se të bëjnë ndërhyrjet.

Por Power dënonte rregullat e reja me më shumë burokraci teksa sipas saj “do të ngarkonin sistemin shëndetësor” në Australi.

“Nuk mund të vendosësh për dikë tjetër sesi duan ta ndryshojnë apo përmirësojnë veten”, tha 30-vjeçarja në një intervistë në radio.

“Në këtë mënyrë psikologët do të mbushen me kërkesa nga të rinjtë e të rejat, që do të mbingarkojë sistemin shëndetësor, secili të vendosë vetë”.

Mitchell u pyet më pas nëse promovonte në rrjetet e saj ‘standarde joreale bukurie’ duke u mburrur para fansave. Ajo u përgjigj se përdor rrjetet sociale për të mbajtur në dijeni fansat për jetën e saj të përditshme.

“Shpresoj që ajo që unë them në platformat e mia të jetë ruajtja e standardeve reale të bukurisë. Unë edhe me operacionet që bëj përsëri dukem vetvetja. Nuk po përpiqem të arrij një pamje tjetër”.

Deputetja australiane Anne Tonkin tha per çështjen se ndryshimet e legjislacionit vijnë si rezultat i hetimeve të bordit mjekësor.

“Ne kërkojmë që këto proçedura të kryhen në vende të liçencuara dhe duam të bëjmë të qartë që doktorët duhet të japin informacionin për pacientin, me qëllim kujdesin e posaçëm para e pas proçedurës”, tha ajo.

jessika power operacione plastike test psikologjik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.