Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se qytetarët do ta votojnë atë sepse ai qëndron larg debatit politik dhe përqëndrohet tek problematikat që kanë qytetarët.
I ftuar në emsionin “Opinion”, Këlliçi u pyet se a ndihet se i rrezikohet fitorja nga Roland Bejko, kandidat i PD-së së Alibeajt për Tiranën, të cilës iu përgjigj kështu:
“Unë nuk jam i shqetësuar fare për sondazhet e porositura. Nuk kam asnjë problem fare. Këto janë arsyet pse Tirana është sot në kolaps. Unë po ju them që PD e ka bërë vendimmarjen e saj në datë 4 Dhjetor dhe me një shembull të radhë demokracie, jemi sot ekip. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, e kanë vendosur se kë kanë kandidatin e tyre në këto zgjedhje. Unë nuk komentoj kolegë apo ish-kolegë.”
Këlliçi tha se demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, teksa tha se kryetar i PD-së është Sali Berisha dhe se nuk presin asnjë gjykatë dhe as KAS për të ju treguar se kë kanë kryetar.
Blendi Fevziu: Ky votuesi gri, që deri në momentin e fundit nuk e ka ndarë menjen kur sheh që PD-ja nuk zgjidh një problem. Bejko më shumë ka folur kundër Berishës se Veliajt, ju jeni të detyruar që t’i ktheni përgjigje?
Belind Këlliçi: Qytetari do të më votojë mua sepse unë po qëndroj larg debatit politik. PD-ja ka një kryetar që është Sali Berisha, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kryetar Berishën dhe nuk presim as gjykatë dhe as KAS që të na tregojë se kush është kryetari i PD. Qytetarët janë të lumtur që kanë një kandidat që i flet për çështjet që i shqetësojnë.