Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Falet Bajrami në Prishtinë, Myftiu i Kosovës uron qytetarët: Braktisja e vendit jo zgjidhje, e kemi obligim angazhimin për shtetin

08:26 / April 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TERNAVA 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë ditën e parë të Fiter Bajramit. Manifestimi qendror për këtë festë në vend u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ndërsa u përcollën mesazhe paqeje, për angazhim në të mirë të Republikës dhe thirrje për të mos braktisur vendin.

Ne mesazhin e tij pas faljes së Bajramit të Madh, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se Bajrami i Madh sjellë gëzim e lumturi në shpirtin dhe zemrën e besimtarit pas një muaj agjërimi në Ramazan.

“Festa e Fitër Bajramit bart në vete gëzimin, harenë, lumturinë dhe çiltërsinë në shpirtin dhe zemrën e besimtarit. Të gjithë besimtarët gjithandej globit me plot arsye sot festojnë, urojnë e përgëzojnë ngase për një muaj rresht me bindje e përkushtim kanë zbatuar urdhrin e krijuesit të gjithësisë, duke agjëruar në muajin Ramazan, muajin Ramazan të cilin sapo e lamë pas me mirësi e begati të tij si asnjë muaj tjetër”, deklaroi Tërnava.

Ai tha se mësimet e porositë gjatë muajit Ramazanit duhet të na shoqërojnë edhe muajve të tjerë.
Sipas tij, në krye të këtyre mësimeve është kujdesi ndaj familjes, vlerë që sipas Tërnavës, duhet ruajtur me xhelozi.

“Vetëm një familje e shëndoshë dhe e edukuar mirë është themeli për një komunitet e shoqëri me vlera e parime fisnike. Familja tek populli ynë në vazhdimësi ka qenë institucioni më i besuar dhe më i çmuar vlera këto të cilat duhen trasuar e ruajtur me xhelozi dhe duhet kultivuar ato te brezat e rinj”, vijoi Tërnava.

Gjatë fjalës së tij, Tërnava deklaroi se të gjithë e kemi obligim angazhimin për shtetin e Kosovës në mënyrë që vendi të bëhet më i mirë.

Ai u shpreh se falë sakrificës shekullore të popullit erdhi liria dhe pavarësia por tashmë mbetet tek brezat aktualë që Kosova të jetë Republika ku duan të jenë të gjithë kategoritë e shoqërisë.

“E kemi obligim që ta ruajmë dhe ngremë vendin tonë aty ku e meriton ai. Ka dashur Zoti që tash e disa vite vendi ynë është i lirë dhe i pavarur, mirëpo është obligim ynë që vendin tonë ta ndërtojmë e ta bëjmë me persepektivë, një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanët rriten të sigurt e të marrin edukim e arsim cilësor, një vend ku sigurohet vende pune e jetë të dinjitetshme për bijtë e bijat tona…

Falë sakrificës shekullore të popullit tash e sa kohë shtetin tonë e kemi realitet, por si qytetarë të këtij vendi e kemi obligim që ta bëjmë më të mirën për vendin tonë, që ta bëjmë atë të jetueshëm për të gjithë kategoritë e shoqërisë”, vijoi Tërnava.

Myftiu i Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026

Qeveria franceze miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet gjatë tubimeve

20:49 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.