Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Qeveria nuk lëviz nga kapsollat e as hymni stonato”, Rama: Të bëhemi bashkë për dinjitetin e Shqipërisë

13:02 / April 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1551777769 rama9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka asnjë ndikim të drejt për drejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe për të shpjeguar pak më konkretisht të gjithë duhet të kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë.

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për vendimin në parlamentin holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët. Ai tha se nuk ka asnjë ndikim të drejt për drejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ai tha se asnjë prej atyre që kërkohen nga deputetët holandezë nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë.

Por Rama u ndal gjatë tek veprimet e opozitës, që sipas kryeministrit bënë një festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi.

“Një festë e neveritshme e cila i drejtoi të gjithë tytat e atyre topave për të hedhur fishekëzjarre dhe kasollat në shtëpitë e shqiptarëve duke u përpjekur të transformojë atë procedure të një luftë të brendhsme të dëhspëruar këtu në tiranë, që u katandis e dot ë katandiset keq e më keq në formën en jë reagimi deputetësh që refuzuan të përfaqësojnë popullin dhe përpiqen ti vënë zjarrin jo institucioneve, por ti vënë zjarrin ardhmërisë së vendit, shpresave, ëndrrave dhe prespektivës së vendit. Është e pafalshme. Si mundet shqiptarë, njësoj si ne, se në fund të ditës jemi të gjithë njësoj, jemi shqiptar, të preferojnë të bëhen zëdhënës të atyre që shqiptarët i kanë kthyer në mish për top në vendin e tyre, duke i përdorur si dele të zezë, duke i simpatizuar qëllimisht për të krijuar te elektorati i tyre dhe njerëz të painformuar për një mijë e një arsye, bëhen bashkë. Si mund të bëhen bashkë këto dy gjëra? Si mund të bjerë dinjiteti i disa forcave politike shqiptare në pikën që të mos ekzistojë më, dhe që këto forca politike shqiptare përdorin anti shqiptarët, ata që janë haptaz kundër shqiptarëve, kjo është realisht e neveritshme”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se është momenti për t’u thënë të gjithë atyre që kanë një mijë e një arsye të mos e duan këtë qeveri, “që shkuarja pas berihajit të këtyre forcave të degraduara deri në pikën ku janë gati të përqafojnë çdo kënd që është gati t’i fusë një shqelm Shqipërisë në një proces që nuk është i PS po i gjithë shiqptarëve, dëmton drejt për drejtë ata vetë”.

“Nuk e ndryshojnë qeverinë me kapsolla, as duke kënduar hymnin stonato, qeveria nuk lëviz. Nuk e ndryshojnë dot qeverinë duke kërcënuar, shantazhuar penguar e bllokuar. Nuk e ndryshojnë dot shumicën e këtij Parlamenti”, vijoi Rama.

Sot tha kryeministri Rama duhet të ishte ndryshe,”dita e politikës shqiptare ku pavarësisht githçka që na ndan, duhet të na bashkojë bindja se dinjiteti i Shqipërisë në sy të të huajve nuk negociohet”.

hymni stonato kapsollat Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera

16:40 / August 4, 2026

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.