Ndryshe nga çdo herë tjetër ku nominimet për largimin e banorëve bëheshin në Prime, këtë radhë Vëllai i Madh ka vendosur që nominimet të bëhen një ditë para spektaklit.
Përveç televotimin për finalistin e parë, të shtunën do të ketë dhe një eliminim brenda natës.
Banorëve iu është kërkuar që në një letër të shkruajnë dy emra që do të donin të shihnin jashtë shtëpisë së BBVA, ndërkohë në fund të procesit më të votuarit ishin Kiara, Bledi dhe Efi.
Të tre këta banorë do të shkojnë në televotim mbrëmjen e nesërme, ku do të jetë publiku që do të vendosë se cili prej tyre do të lërë shtëpinë.