Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Monitorim administratës publike për zgjedhjet. Kushtet që nuk duhen shkelur

17:26 / April 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një Task-Forcë e posaçme është ngrtur me vendim të Këshillit të Ministrave e cila do të monitorojë veprimtarinë, sjelljen apo përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtëtërore gjatë zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas vendimit, synimi kryesor është nxitja e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve të partive politike karshi administratës shtetërore si dhe krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për kandidatët në garë dhe partitë politike gjatë procesit elektoral.

Gjithashtu kjo Task-Forcë fokus do të ketë mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

Në vendim theksohet se punonjësi i administratës shtetërore gjatë fushatës elektorale ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike vetëm pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore.

Por çfarë u ndalohet punonjëve të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor?

Sipas VKM, një punonjës i administratës shtetërore gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucioneve shtetërore e ka të ndaluar çdo lloj pjesëmarrje në çdo veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Gjithashtu nëpunësit civil gjatë pjesëmarrjes në veprimtari i ndalohet të bëjë fushatë për subjekt zgjedhor apo kandidat si dhe të manifestojë me pankarta apo të jetë protagonist.

Për punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës Shërbimit Informativ të Shtetit si dhe Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura u ndalohet të jenë anëtarë të një partie apo organizate politike si dhe të marrin pjesë në veprimtaritë politike, gjithashtu të bëjnë propagandë në favor ose kundër partive politike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.