Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA-ja pret që Suedia të anëtarësohet në NATO së shpejti

23:44 / April 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
austin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se pret që Suedia t’i bashkohet NATO-s së shpejti. Duke folur në një takim me aleatët kryesorë perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani, Austin tha:

“Po vërej se Finlanda, e cila ka marrë pjesë tash e sa kohë në këtë grup kontakti, është sot këtu si aleate e re e NATO-s. Presim që Suedia ta pasojë së shpejti”.

“Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë pranimin tuaj të shpejtë në NATO dhe do të punojmë shumë për ta arritur këtë përpara verës”, tha Austin duke iu drejtuar homologut suedez, Pal Jonson.

“Mendoj se kjo, vërtet, është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Suedia ka aplikuar për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022, së bashku me Finlandën. Ky hap është bërë pak muaj pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Finlanda është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s më 4 prill, pasi të gjitha vendet anëtare kanë rënë dakord për pranimin e këtij vendi, por Suedia ende pret ratifikimin nga Turqia dhe Hungaria.

Udhëheqja turke vazhdon ta akuzojë Suedinë për mungesë angazhimi kundër “organizatave terroriste” veçanërisht kundër Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit.

Budapesti, nga ana tjetër, ka shfaqur zemërim me kritikat e Suedisë për sundimin e ligjit dhe korrupsionin në Hungari.

Uashingtoni ka inkurajuar aleatët e NATO-s, Turqinë dhe Hungarinë, që ta ratifikojnë pranimin e Suedisë sa më shpejt që të jetë e mundur. 

nato SHBA suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.