Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi ka dhunuar gjatë ditës së djeshme një grua, të cilën e përndiqte prej disa ditësh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
