Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pjesëmarrje e ulët në votimet në komunat serbe në veri të Kosovës

13:29 / April 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1682228069 Screenshot4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që në orët e para të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në katër komunat me shumicë serbe në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç të Kosovës. Janë 19 qendra votimi të hapura gjithsej. 6 janë të rregullta dhe 13 të tjera janë të lëvizshme, me kontejner. Atmosfera e zgjedhjeve është e qetë deri në këto momente pa u shënuar ndonjë incident.

Policia e Kosovës përsëriti të dielën se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor, i cili gjithashtu po monitorohet nga misioni EULEX DHE KFOR. Vërehet një pjesëmarrje e ulët në zgjedhje në këto votime. Në Jarinjë nuk ka votuar asnjë serb.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë procesin. Nga 10 kandidatët që janë garë vetëm 1 prej tyre është serb, të tjerët janë shqiptarë.

Sllagjana Pantoviç kandidatja e pavarur serbe për komunë e Zveçanit votoi herët në mëngjesin e së dielës. Zgjedhjet mbahen për shkak të tërheqjes së serbëve nga institucionet si reagim ndaj vendimit për vendosjen e targave të reja të Republikës së Kosovës.

komunat serbe në veri të Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026

Qeveria franceze miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet gjatë tubimeve

20:49 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.