Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Benet Beci shpalos projektin e portit tek Ura e Bunës: Kthimi i lundrimit mbi liqen dhe Bunë nuk është më një ëndërr

20:52 / April 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
342971201 620720376590656 8890967737917558951 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, ka prezantuar disa elementë të tjerë që do të jenë pjesë e projektit të portit te Ura e Bunës.

Përmes një statusi në llogarinë e tij të “Facebook”, Beci shprehet se lundrimi mbi liqen nuk është më një ëndërr, ndërsa thekson se: “Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me operatorët e interesuar turistikë, do të bëjë të mundur një linjë periodike lundrimi gjatë sezonit turistik nga Shkodra drejt Shirokës e Zogajt. Do të bëjmë çdo përpjekje për të pasur transport sa më ekologjik model në Liqen. Kthimi i lundrimit mbi liqen dhe Bunë nuk është më vetëm një ëndërr.”

Postimi i plotë:

Po nis sonte paraqitjen më të detajuar të elementeve kryesore të projektit për HYRJEN E SHKODRËS.

Porti tek Ura e Bunës

Për shekuj me radhë brigjet e Bunës në të dyja anët e lumit, në zonën ku tani ndodhet ura e Bunës, kanë qenë një zonë që priste dhjetëra anije duke ngarkuar e shkarkuar mallra apo peshk nga Buna e Liqeni. Aty pranë kishte punishte për ndërtimin dhe riparimin e varkave, varka që ishin të famshme për format e tyre të bukura dhe siluetat plot stil.

Ndërtimi i portit dhe i muzeut të lundrimit krijon dy elemente të ndërthurura që sjellin në vëmendje një prej elementeve që e kanë bërë Shkodrën një qendër të rëndësishme ekonomike në rajon.

Porti ka një dimension 60 me 20 metra. Ka një platformë lundruese që krijon akses të kollajtë për në mjetet lundruese dhe lidhet me bregun me një urë këmbësore elegante.

Porti do të lejojë ankorimin dhe lundrimin e varkave dhe trageteve për në Shirokë dhe Zogaj (molet e të cilave po përfundojnë) dhe së shpejti edhe drejt moleve të tjera dhe portit të VirPazarit në pjesën malazeze të liqenit. Porti do të shërbejë për udhëtimet për dhe nga lumi Buna pasi të kryhen studimet dhe ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë atë të lundrueshme.

Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me operatorët e interesuar turistikë, do të bëjë të mundur një linjë periodike lundrimi gjatë sezonit turistik nga Shkodra drejt Shirokës e Zogajt. Do të bëjmë çdo përpjekje për të pasur transport sa më ekologjik model në Liqen.
Kthimi i lundrimit mbi liqen dhe Bunë nuk është më vetëm një ëndërr. #shkodrapozitive

benet beci Fushate programi PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.