Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shifrat e azilkërkuesve shqiptar në Britani ‘nxjerrin zbuluar’ mllefin e qeverisë Britanike

22:16 / April 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azilkerkues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë shpesh në shënjestër të qeverisë së Rishi Sunak, që jo pak herë i ka cilësuar problematikë. Megjithatë shifrat e publikuara tregojnë se vetëm 15 për qind të azilkërkuesve deri në fund të vitit 2022 kanë qenë shqiptarë.

Konkretisht nga 160.000 aplikime që i janë dorëzuar zyrës së brendshme, rreth 24 mijë kanë qenë shtetas shqiptarë. Mirëpo pavarësisht të shifrave zyrtare, qeveria britanike vazhdon të cilësojë çështjen e emigrantëve që udhëtojnë nga Shqipëria si shqetësuese për vendin.

Madje, media  prestigjioze “THE INDEPEDENT” në një artikull shkruan se ministrat britanikë kanë ndërmarrë një tjetër hap për të dëbuar sa më parë shqiptarët.

Qeveria britanike ka hequr masat mbrojtëse që parandalonin gjykimin e padrejtë të kërkesave të azilkërkuesve, në mënyrë që  të mos refuzoheshin gabimisht. Qeveria njoftoi në heshtje ndryshimin, i cili heq nevojën e verifikimit të vendimeve që lejojnë njerëzit të dëbohen në vendet e tyre.

Ky vendim vlen për emigrantët që vijnë nga vendet të cilësuara si të sigurta nga Britania e madhe, ku ndër të tjera përfshihet Shqipëria por edhe Ukraina.

“Ndryshimi është pjesë e një operacioni më të gjerë, të koduar Bridora , për të cilësuar sa më shumë aplikime për azil të ardhur nga shqiptarët, si të “pabazuara” në mënyrë se të largohen sa më parë nga Britania e madhe, pas një rritjeje të numrit të emigrantëve  mbërritur me varka të vogla”, shkruhet  në artikull.

Zyra e Brendshme mohon të synojë ndonjë kombësi specifike, por referuar burimeve të cituara nga mediat, ligji aktual nuk po zbatohet në mënyrë të barabartë në lidhje me azilkërkuesit e tjerë, ndërsa shoqatat kanë akuzuar qeverinë për diskriminim.

“Ata nuk po përpiqen të zgjidhin problemin e prapambetur, ata po përpiqen të refuzojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, tha një burim i Home Office për The Independent.

Azilkerkues britani Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.