Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, ka qenë i planifikuar në detaje. Një person me shtetësi angleze dhe banim në Londër, i cili kishte ardhur në vendin tonë më 14 prill dhe është larguar drejt Anglisë më 19 prill, vetëm 5 pas orë pas ngjarjes, është marrë në pyetje.
Autoritetet shqiptare i kishin bërë kërkesë autoriteteve homologe angleze për marrjen në pyetje të këtij personi dhe ditën e djeshme është pyetur rreth qëndrimit të tij në Shqipëri dhe arsyeve se pse kishte shkuar në Shëngjin Autoritetet shqiptare po presin përgjigjen nga homologët anglezë.
Grupi hetimor ende nuk ka prova nëse motori është futur brenda në “Defender” edhe pse ka dyshime që mund të jetë futur aty, por po hetohet edhe pista që motori mund të jetë futur në një mjet tjetër. Sa i përket verifikimeve të mjetit “Defender”, në vendin tonë qarkullojnë një numër i pakët mjetesh të tilla të regjistruara, gjë që mund të bëjë që grupi hetimor ta ketë më të lehtë verifikimin e mjetit, autorësinë e mjetit dhe se kur dhe si ka hyrë në vendin tonë, pasi mjeti ishte me targa te huaja.