Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha në Kamëz: Kandidati ynë do të jetë një qytetar i përulur, do të ndryshojë gjendjen e Bashkisë

19:25 / April 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit elektoral në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka vjedhur në një vit nga buxheti i shtetit 122 miliardë lekë, të krahasueshme sa për 8 vite që të paguhen rrogat e shqiptarëve dhe të rriten pensionet.

“Ju garantoj se Arjan Hoxha do të shkrijë të gjithë mendjen dhe energjitë që ta ndryshojë gjendjen në Bashkinë e Kamzës, që taksat t’i shndërrojë në shërbime të merituara. Do jetë një qytetar i përulur dhe drejtues vizionar për transformimin e Kamzës, në 14 maj Kamza ndahet dhe Shqipëria nga sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi, i të gjithë pushteteve të një njeriu. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet dhe kontrollon ekonominë, financat, gjykatat, polici dhe çdo institucion, më 14 maj ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arian Hoxhën por për të shpërbërë pushtetin monist të Ramës dhe vendosjen e pluralizmit, sistemin demokratik. Këto 8 vite kanë qenë vite të një varfërimi të frikshëm të qytetarëve, vetëm në 1 vit Rama ka vjedhur në buxhet 122 miliardë lekë, sa rrogat e 8 viteve për shqiptarët, për të trefishuar pensionet. Rama vetëm për pushtetin e tij po gjobit vendin, 1.6 miliardë euro e dënoi gjykata e Washingtonit për AgonChannel, pasi televizioni kritikonte Ramën, shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund, po shkon në 1.6 mld euro, mos të dënojmë fëmijët tanë.

Varfëria është e frikshme, për bordet komuniste shqiptarët paguan më shumë dhe Rama paratë ia dha klientelës së tij. Ai ju trefishoi çmimin e energjisë bizneseve, dhe zbrazën dy verërave digat, dhe shitën energjinë. Ndaj dhe shqiptarët ikin, të rinjve i rriti mesataren, bizneseve i rriti tatimorëve, Shqipërinë e boshatisi janë larguar 35 përqind. Vetëm me djegësat Veliaj dhe Rama plaçkiti 140 mln euro, ju paguani për çdo ton hedhurina, 29 euro në sharrë. Paratë përfundojnë ofshore dhe në Iran, të gjithë janë tuajat, Ramën e ka kapur tmerrin dhe flet përçart”, tha Berisha.

Bashkia Kamez Fushate Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.