Ish-deputeti Myslim Murrizi komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratat e Sali Berishës se Yuri Kim i ka kërkuar SPAK-ut arrestimin e tij.
Sipas Murrizit nuk është çudi të ketë ndodhur diçka e tillë.
“Nuk di të ndaj se çfarë është si deklaratë, por edhe ndonjë gjë për t’u habitur shumë nuk ka, përderisa ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla më herët ka deklaruar se Donald Lu më erdhi në zyrë dhe më tha që duhet të arrestosh, këtë, këtë, këtë, pra kjo s’ishte nga hallexhiu e deklaruar, por nga vetë kreu i organit të akuzës,” – u shpreh Murrizi.
Sipas tij në atë kohë prokurori kishte tjetër impakt. Murrizi u shpreh se vetë Yuri Kim duhet të dalë dhe të thotë nëse ka diçka të tillë, apo deklarata e Berishës nuk qëndron.
