Ditën e sotem Sali Berisha prezantoi në Bathore kandidatin për Bashkinë e Kamzës.
Sikurse mund të shihni dhe nga këto pamje, pjesëmarrja e demokratëve në këtë takim ka qenë tepër e ulët.
Koalicioni me Ilir Metën dhe dalja e Berishës kundër PD-së zyrtare që mbështetet dhe nga Xhelal Mziu, ka rrudhur ndjeshëm mbështetjen në këtë zonë.
Nëse do i krahasonim pamjet e sotme të takimit të Berishës me ato të Ramës në fundjavë, qartësisht konstatohet avantazhi që ka marrë e majta edhe në Kamëz ku për herë të parë drejtohet nga një kryebashkiak socialist.
