Banorja e “Big Brother Vip”, Jori Delli ka ndarë me konkurrentët e tjerë një episod nga fëmijëria e saj. Me nota humori ajo shprehet se kur ka qenë e vogël e kanë rrahur prindërit.
Për këtë, ajo çuditet dhe nuk e gjen dot arsyen pse e kanë rrahur, pasi, sipas saj, dilte me nota shumë të mira në shkollë.
“Tashi unë qesh, por kur isha e vogël më rrihnin mua. Po, sinqerisht nuk e kuptoj se pse kam ngrënë aq dru kur isha e vogël. Se unë isha dhe shumë e mirë në shkollë, merrja nota shumë të mira, isha me të gjitha 10”, tha Jori.