Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, gazetari: Detajet që të çojnë drejt pistës së gjakmarrjes

22:49 / April 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
julian kasapi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Julian Kasapi në emisionin “Opinion” dha detaje të reja për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës. Ai u shpreh se hetuesit dyshojnë se ekzekutimi ka ndodhur si pasojë e gjakmarrjes. Megjithatë, ai u shpreh se kjo pistë ende nuk është përcaktuar.

“Autori ka doreza, janë doreza pune. Siç mund ta shihni në momentin kur përshëndet në video, pjesa e pëllëmbës është ngjyrë rozë. Mesa duket për nga mënyra e vrasjes ka çuar policinë që të dyshojë se kemi të bëjmë me hakmarrje. Megjithatë ende nuk është përcaktuar. Ende nuk është përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë ose jo. Jo edhe për nga mënyra e ekzekutimit, pra mllefi i ekzekutimit. Pistoleta e përdorur TT e vjetër, ka disa detaje… Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me gjakmarrjen, kjo duke marrë parasysh dhe detajet e fundit sa i përket shtetasit anglez”, u shpreh Kasapi.

Ai theksoi se është kërkuar nga prokuroria që të merren në vëzhgim videot e kamerave për më shumë se dy muaj. Ata dyshojnë se ekzekutori nuk ka vepruar i vetëm dhe mund të ketë qenë më përpara si klient brenda lokalit.

“Unë nuk e mendoj se shtetasi anglez ka luajtur një rol megjithatë policia dhe prokuroria kanë kërkuar më shumë se dy muaj video të kamerave të sigurisë në lokal pasi dyshojnë se personi, i cili nuk ka vepruar i vetëm, i cili mund të ketë qenë edhe si klient brenda lokalit. Po flas për vrasësin. Ajo që ngre pikëpyetje të tjera është edhe mobilizimi nga ana tjetër i policisë. Shëngjini vjen në formë e hinkës çka tregon se është mirëmenduar nga ana e vrasësit, nuk është menduar brenda një dite dhe nuk ka qëndruar në ditën e ekzekutimit, nuk ka qenë i pranishëm aty”, u shpreh gazetari.

Kasapi theksoi se në pyetje është marrë edhe një anëtar i një familje tjetër.

“Djali dhe nipat e Nikulajt kanë rrahur barbarisht sipas familjarit të kësaj familje me shkopinj, me shkopa gome dhe në atë kohë ky familjar është munduar që të shuajë këtë konflikt me fisin Nikulaj, por i është thënë që mos vazhdo më”, tha Kasapi.

ardian nikulaj gjakmarrja Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.