Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presion në rritje ndaj Sunak për emigrantët nën moshë

23:26 / April 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
londer 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik Rishi Sunak, duket se do i nënshtrohet presionit nga deputetët e tij për të zbutur ligjin e emigracionit dhe veçanërisht për emigrantët nën moshë që mbërrijnë me gomone përmes La Manshit.

Sipas rebelëve në grupin e tij parlamentar  dhe drejtuesve të grupeve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ligji do ekspozonte  minorenët dhe gratë shtatzënë përballë “rreziqeve të madha”. Ndërkohë rreth 500 emigrantë mbëritën vetëm këtë të shtunë me gomone, një shfër rekord për këtë vit brenda një dite.

Siç pritej prej fillimit, ligji i ri drakonian për Migracionin  që po kalon shqyrtimin në Parlament dhe më pas në Dhomën e Lordëve, do haste në rezistencë të madhe, jo vetëm nga grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, avokatët mbrojtës, por edhe nga deputet brenda Partisë Konservatore.

Dhe kjo duket se po ndodh kur kryeministri Rishi Sunak dhe Ministrja e tij e Brendshme, Suela Braverman, janë duke u tërhequr përpara presionit të rebelëve brenda grupit parlamentar të partisë së tyre. Presioni është që të ndryshohet ligji për ata emigrante që janë nën 18 vjeç dhe gratë shtatzënë që vijnë me gomone, të cilët do mund të ndalohen vetëm në rrethana shumë të veçantë. Ata që vijnë me gomone ndryshe nga ligji fillestar që po diskutohet e më pas do kalojë në Dhomën e Lordëve dhe pritet të zbutet akoma më shumë, mendohet se do u japë emigrantëve që vijnë me gomone  të drejtën të mbrohen ne rekurset dhe apelimet kundër deportimit  të tyre siç ka kërkuar Suel Braverman, Ministrja e Brendshme, përmes fondeve nga Ndihma Juridike që jep shteti britanik.

Ndërkohë  e shtuna shënoi numrin rekord për këtë vit të ardhurve me gomone nga Franca drejt Anglisë ku me 11 gomone mbërritën 497 emigrantë,  ç’ka thyen rekordin e datës 5 prill me 492 emigrantë. Në total shifra e të ardhurave  ka shkuar në mbi 5500 emigrantë gjate këtij viti, ç’ka ndodh ndërkohë që gjysmë miliardë sterlina i ka dhënë Britania ndërkohë Francës që të ndihmojë në pengimin e kalimeve të paligjshme me gomone nga brigjet franceze drejt ishullit.

Emigrantet presion Sunak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.