Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Erion Veliaj prezanton projektet: Në kohë rekord do kemi rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë

10:34 / April 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj listoi ditën e sotme disa nga projektet e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme. Në një intervistë në emisionin “7 pa 5”, Veliaj tha se në do të vijojë puna për përfundimin e 7 loteve të fundit të Unazës së Madhe.

Veliaj theksoi se pritet të përfundojnë punimet për dy terminalet e autobusëve duke nisur nga ai i Lundrës që pritet të hapet së shpejti. Në listën e projekteve që pritet të përfundojnë është edhe loti i fundit i shkollave që do të mbyllë atë që kryebashkiaku e cilësoi ‘operacioni masiv i shkollave të reja në Tiranë’.

“Në katër vitet e ardhshme ne do të mbarojmë të gjitha punët që kanë nisur. Ne mund të vazhdojmë tani në 7 lotet për përfundimin e Unazës së Madhe që çliron totalisht presionin që ka trafiku i hyrjes në qytet. Ne mund të mbarojmë të dy terminalet e autobusëve. Kemi mbaruar atë në Lundër dhe pritet ta hapim së shpejti. Ndërkohë duam të hapim dhe atë në Kthesën e Kamzës për tu siguruar që në dy portat e qytetit mbaron trafiku interurban.

Ne kemi lotin e fundit të shkollave. Bëhet fjalë për dy site të ndryshme, një është në zonën e Astirit ku kemi 5 shkolla, 2 janë në Yzberisht, 2 janë në Kashar, 2 janë tek brezi i parë mes autostradës dhe Lanës dhe kemi dhe një sit tjetër tek Liqeni i Thatë, ku njëra është tek Kopshti Botanik dhe tjetra është tek Parku Olimpik. Me këtë lot të fundit të shkollave ne mbyllim përfundimisht të gjithë operacionin masiv të shkollave të reja në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Ai njoftoi edhe projektin për ndërtimin e hekurudhës së lidh Durrësin me Tiranën. Veliaj tha se stacioni bazë do të jetë Kthesa e Kamzës, ku terminali i autobusëve do të kryqëzohet me atë të trenit.

“Ne këtë javë do të kemi një inspektim për të gjithë hekurudhën, e cila tashëm është , po punohet në zonën e Vorës, pra po i afrohet Tiranës, bashkë me ministren e transportit Belinda Balluku. Gjykojmë që ai tren i cili lidh Tiranë-Durrës, por edhe me segmentin me një degëzim drejt Rinasit, ndihmon absolutisht Tiranën. Sigurisht që stacioni bazë do të jetë aty ku tek kthesa e Kamzës, terminali i autobusëve me terminalin e trenit, do të kryqëzohen për atë që ne e quajmë transport multimodal ndërkohë vetëm për pjesën qytetase, tek “Bulevardi i Ri”, siç e keni vënë re është ruajtur korsia, kështu që tani që treni po vjen nga Vora, ose të paktën hekurudha, traseja po vjen nga Vora në drejtim të Kasharit, tashmë që BE dhe BERZH-i i kanë dhënë financimet e tyre, bashkë me qeverinë shqiptare. Dhe unë besoj që në kohë rekord do të kemi rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, kryesisht për segmentin Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Rinas”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku ironizoi edhe premtimin e kandidatit të Berishës për transport publik falas duke theksuar se ai duhet të aplikohet fillimisht në Shkodër, bashki e cila drejtohet nga kjo forcë politike.

“Në qoftë se kostoja e autobusit falas, e cila si filozofi nuk funksionon sepse aty është Shkodra, mund ta kishin bërë falas dhe të na tregonin si bëhet. Por në qoftë se kosto i shkonte 90-110 milionë euro në vit për të subvencionuar autobusin falas, i cili nuk ul fare makinat, se ai që ka makinë, nuk është se po paguan naftën 2 mijë lekë dhe po kurseka 40 lekëshin e autobusit”, u shpreh ai.

Erion Veliaj kryebashkiaku i Tiranës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.