Kryeministri Edi Rama ka bërë një ftesë për të gjithë të rinjtë që ta shohin si një mundësi afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Rama e ka shoqëruar me lajmin se pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të vendit.
“Një ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sonë. Pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, shkruan Rama.
Kolonel Idriz Kuca shprehu besimin se rritja e rrogave do t’i bindë të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të shërbejnë në FA. “Në këtë kohe pasigurie që po jetojmë Shqipërisë i duhen më shumë ushtarakë të mirë për të mbrojtur vendin”, tha ai.
