Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Belind Këlliçi prezanton angazhimet për Tiranën në Yzberisht: Ulja e taksave, rrit biznesin

12:17 / April 25, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
343000836 196201589888011 2140834784178231547 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Yzberishtit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u njoh nga afër me shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës. Gjithashtu, banorët u ankuan edhe për taksat e larta që i paguajnë Bashkisë së Tiranës.

“Ajo që duket nuk ka nevojë për koment. Këtu nuk është vënë dorë për asgjë. Edhe kanalizimet bllokohen. S`jam i kënaqur hiç. Paguaj 18 mijë lekë taks gjelbërimit lali Erit, është me fakt kjo jo kështu, i paguaj. Këtu o vëlla na ka ardhur. Ne familjarët ashtu jemi, ca me punë e ca pa punë, po fëmijët këtu nuk kanë ku luajnë”-u shprehën disa banorë të Yzberishtit. Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se po flet çdo ditë. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse Erion Veliaj ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës arsimore, këto para nuk janë kthyer pas në investime për banorët.

“Kam folur edhe për çështjen e këndeve të pushimit, për 500 oazet nëpër lagje, me vënë disa pemë, disa stola ku të pushojnë edhe fëmijët, edhe të moshuarit, edhe qytetarët e thjeshtë që duan me ndenjtë në lagje. Ky ka marrë 41 milionë euro me bo shkolla të reja, dhe në këtë zonë me 70 mijë banorë, nuk ka bërë një çerdhe, një shkollë, një kopësht. Asnjë gjë”, tha Këlliçi.

Duke u ndalur te një tjetër angazhim i programit të tij, paketa e taksave dhe tarifave për biznesin, Belind Këlliçi njohu disa sipërmarrës të biznesit të vogël, me uljen e barrës për ta. Sipas kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, reduktimi i këtyre taksave, do të ndihmojë biznesin të fitojë më shumë por njëkohësisht të hap vende të reja pune.

“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”, tha Këlliçi.

Një tjetër problem thelbësor për zonën është mungesa e ujit të pijshëm. Belind Këlliçi takoi një të moshuar, i cili sapo kishte blerë ujin që përdor për të pirë në familje. I moshuari u shpreh se në çezma nuk kanë ujë, siç pretendon Erion Veliaj, ndërsa tha se faturat i paguan dyfish.

“Po e paguajmë ujin, trefshi, katërfishi. Edhe ujë s`kam për të pirë. Dy lloj ujërash, po ku e ke ujin. Po ku ka ujë me 24 orë, pse janë ato depozitat? Ja bidoni, e bleva, 1200 lekë, e bleva për të pirë. Po ato çisternat pse i ka ato? Se thotë ka ujë 24 orë! Vetëm për banjot!”-tha i moshuari.

Ndërsa Belind Këlliçi u shpreh: “E paguan tre fish e katër fish, dhe ujë nuk ke. Kurse Erion Veliaj thotë keni 24 orë në ditë ujë. 24 orë në ditë thotë Veliaj që keni ujë. A je me bidon? Kapja bidonin zotnisë, me bidon është, që thotë ai ka ujë. Për çfarë e bleve? E bleve për të pirë, apo jo? Ai thotë është i pijshëm uji që vjen në çezme”-tha kandidati i opozitës për bashkinë. Edhe në Yzberisht, qytetarëve që u është marrë prona nga bashkia e Tiranës, duke i lënë rrugëve, janë të shumtë. Një prej tyre duke konfirmuar votën për Belind Këlliçin, tregoi se si Erion Veliaj i grabiti pronën pa e dëmshpërblyer.

“Në darke të 2017, në 21 tetor unë kam qenë pronar, më jepte Keshi paratë, nënstacioni. Në datën 20, ky zdromsi, ky çuni zdroms, lali zdromsi, ma konfiskoi pronën si në kohën e Enver Hoxhës. Votën time e ke lale, edhe nja 12 a 14 vetë sa janë, ta jap. Por mos harron, se kur të fitosh do të zejë derën e bashkisë”- u shpreh qytetari. Gjatë takimeve me qytetarë të shumtë, Belind Këlliçi mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, duke u angzhuar se pas fitores në zgjedhje, në Tiranë do të vijë ndryshimi.

Belind Këlliçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.