Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elbasan/ Sulmi ndaj policisë, shefi i antidrogës përplaset me prokurorin e çështjes

17:48 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i narkotikëve në Policinë e Elbasanit, Ylli Bici i pranishëm në vitin 2017 kur u godit automjeti i zv.drejtorit Gjergji Oshafi tek tregu në Elbasan, deklaroi në gjykatë se shoferi i Audit që u fut me shpejtësi në treg nuk ishte as Suel Cela, as vëllai i tij Mario.

“Njoh Suelin dhe vëllain e tij, po të ishin ata në makinë, do i kisha njohur. Nuk arritëm të futemi në treg pasi dera u mbyll shpejt, ndërsa unë isha pa armë gjatë shërbimit dhe u kapëm të papërgatitur”, dëshmoi Bici.

Ky deklarim i tij u shoqërua me replika me prokurorin Behar Dibra i cili disa herë i kërkoi shpjegim përse asnjë nga policët nuk tentoi të futej në treg për aq kohë sa dera qëndroi e hapur.

Për të dëshmuar u thirrën edhe disa efektivë të tjerë policie që mohuan të kishin identifikuar Suel Celën atë mbrëmje dhe në të shumtën e pyetjeve të bëra nga prokuroria nuk mbanin mend detaje. Në listën e personave të thirrur për deklarime nga prokurori Behar Dibra ra në sy mungesa e ish-numrit dy të policisë sw Elbasanit Gjergji Oshafi.

Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit.

Për përplasjen e automjetit të Oshafit dhe akuzën e tentativës së vrasjes së punonjësve të policisë krimet kanë të dyshuar Suel Celën, Klemend Xhaferrin dhe Enea Bekteshin. Në kërkim për policinë mbetet Suel Cela ndërsa Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri nuk ishin të pranishëm në seancë dhe u përfaqësuan nga avokati Genci Gjokutaj.

Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë.

antidroge Elbasan Gjergji Oshafi Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.