Pse u vra biznesmeni dhe kandidati për Këshillin Bashkiak të Lezhës, Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin teksa ishte duke pirë kafe? Deri më tani pistë e fortë është autori, që mendohet se është nga zona e Shkodrës.
Po ashtu ka dyshime të forta se ka patur akses në kamerat e sigurisë të kompleksit “Coral” në pronësi të viktimes ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë. Në këtë konkluzion ka dalë grupi hetimor pas shumë veprimeve hetimore të kryera dhe analizimit të dhjetra oreve pamje filmike të kamerave të sigurisë në zona të ndryshme.
Hetuesit kanë dyshime se për realizimin e këtij atentati kanë bashkëpunuar disa përsona të cilët i kanë ndjekur lëvizjet e objektivit të tyre brenda kompleksit “CORAL”, përmes kamerave të sigurisë.
Biznesmeni 50-vjeçar krahas hasmërisë që e ka zanafillën në vititn 1997-të, mund të ketë patur edhe probleme të tjera që lidhen biznesin apo dhe jetën politike duke qenë se ishte një person me mjaft influencë në zonën e Lezhës.