Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më tregoi shenjat e thikës në trup”/ Stiven Toshkesi nuk e kishte denoncuar, e dashura e tij nxori zbuluar krimin e djalit të Admir Muratajt

12:19 / April 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Stiven Tosheksi dhe Arber dhe Admir Murataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stiven Toshkesi ishte 20-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Këtë ngjarje të rëndë e ka përmendur edhe gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Wake Up”, ku shprehet se Stiven ishte kërcënuar edhe më herët, por nuk kishte denoncuar.

Arbër Muratataj, djali i Admir Muratajt i vrarë në vititn 2019, i cili ndodhet në kërkim, ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte goditur me thikë, 2 javë para vrasjes së tij. Sipas Hoxhës, në dëshminë që dha e dashura Stivit në polici, rrëfen se ai i kishte treguar shenjat e thikës në trup, kur Arbëri e kishte sulmuar, por kishte zgjedhur që të mos e denonconte.

Blendi Salaj: E kam të dëgjuar, por dua të ma konfirmosh nëse ke informacione për këtë, që edhe ne rastin e fundit që ndodhi, e Stivit, ka pasur një sulm para pak kohësh dhe ai nuk kishte denoncuar.

Anila Hoxha: Jo vetëm që ka patur një sulm, por e dashura e Stivit, është pyetur nga policia e Tiranës dhe nga prokurori i çështjes edhe ajo ka dhënë detaje shumë interesante dhe e kanë ndihmuar hetimin. Ajo pranon dhe thotë që ata në një rast të caktuar njëri nga të kërkuarit me të cilin ishte konflikti, pra ishte shtresëzuar konflikti dhe ishte aty, priste konflikti derisa të shpërthente. Ishte kërcënuar me thikë dhe ajo thotë që më tregoi Stivi që u sulmua me thikë prej Arbër Muratit dhe madje thotë që unë pashë shenjat e thikës kur ishte sulmuar në trupin e tij. Por ai kishte zgjedhur që të mos shkonte pranë autoriteteve.

Stiven Toshkesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.