Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Viktima ishte në gjak, grupi me vrasës të huaj kryen ekzekutimin. Skenari si në filmat aksion

08:25 / April 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardian 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit në një deklaratë zyrtare tha se pista ku po hetohet vrasja e Nikulajt është gjakmarrja. Në vrasjen e kandidatit për një vend në Këshillian Bashkiak të Lezhës, morën pjesë vrasës të huaj. Gjashtë persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekzekutori është identifikuar si Ruben Saraiva, ndërsa bashkëpunëtorët janë Edmond Haxhia Done, shtetas shqiptaro-britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.

Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët jetojnë në Angli, ishin në gjak me Nikulajn. Edmond Haxhia është djali i dajës së tyre dhe dyshohet se ishte ai që porositi vrasësit. Policia ende nuk ka mundur të gjejë motorin e përdorur nga vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, dhe as ka arritur të shpjegojë me prova ligjore se si ka vijuar lëvizja e tij më tej.

Gjatë pesë ditëve të qëndrimit të tij në Shëngjin, turisti ka qëndruar me kapele dhe ka qenë i kujdesshëm për të mos lënë pas gjurmë të tij. Ai ka arritur deri aty sa ka mbledhur edhe bishtat e cigareve që konsumonte. Policia shqiptare është në pritje të të dhënave nga homologët anglez në lidhje me personin që dyshohet si bashkëpunëtor i cili u largua nga Rinasi drejt atdheut të tij vetëm pak orë pas vrasjes.

Dinamika e ngjarjes

Portugezi, Ruben Saraiva ka hyrë në Shqipëri më 11 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq ne banesen e porositësit Edmond Haxhia, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.

Ndërsa Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qenë vëzhguesi. Kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Ardian Nikulajt tregojnë momentin kur në 11 prilli, anglezi, Steven Hunt njëri prej të shpallurve në kërkim hyn në hotel dhe gjen recepsionistin teksa flen gjumë. Që prej kësaj date, Steven Hunt ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Ardian Nikulajt deri në 19 prill ditën kur ndodhi vrasja. Ai ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, lajmëroi vrasësin portugez të futej brenda në lokal të ekzekutonte Nikulajn. Anglezi në orën 18:00 së 19 prillit ka prerë një biletë me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po atë mbrëmje.

Në pamjet e siguruara, shihet momenti teksa portugezi jashtë ambienteve të lokalit, ka marrë informacion për vendin se ku ndodhej Nikulaj dhe ka hyrë për të kryer vrasjen. Edmond Haxhia, një ditë pas ngjarjes, më 20 prill u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.

Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant. Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

Adrian Nikulaj Edmond Haxhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.