Në ndeshjen e dy ditëve më parë në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit, ndodhi një skandal. Atje u shpalos një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.
Gazetari Vullnet Krasniqi, thotë se flamuri i shfaqur në stadiumin holandez është flamuri i ri i propagandës serbe pas pushtimit rus të Ukrainë. Krasniqi u shpreh se Serbia investon shumë në fanklabe në klubet e mëdha evropiane me qëllim që të shfaqin propagandën e tyre në stadiume të mëdha ku ka më shumë shikueshmëri.
Poa shtu ai tregoi se në rastin konkret është zgjedhur Holanda pasi është një nga vendet më skeptike në Evropë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
