Shërbimet e inteligjencës së Kievit, thuhet se tentuan të vrisnin Presidentin rus Vladimir Putin me një dron kamikaz me 17 kilogramë eksploziv, të dielën.
Një dron UJ-200, me një rreze veprimi prej 800 kilometër, ishte përdorur për operacionin. Duke u nisur nga Ukraina të dielën pasdite, droni u drejtua drejt një parku industrial pranë Moskës, 500 kilometër nga kufiri.
Me anë të një mesazhi në Twitter, aktivisti ukrainas Yuriy Romanenko tha se shërbimet ukrainase dërguan dronin pasi mësuan se Putini do të shkonte në parkun industrial Rudnevo. Mediat ruse raportuan për një dron ukrainas që u rrëzua të dielën pranë fshatit Voroskovo, rreth 30 kilometra larg parkut industrial të Rudnevo.
Pavel Zarubin, një gazetar i afërt me Kremlinin, kishte raportuar të dielën në mëngjes se Putini do të vizitonte një park industrial në Moskë. Nuk është e qartë nëse vizita ishte planifikuar për të dielën apo të hënën. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më vonë të hënën se Putin nuk kishte planifikuar ndonjë ngjarje të tillë.
